
Njësia speciale arreston ministren boshnjake në Sarajevë
25 prill 2025
| 14:14
Ministrja e Punës, Politikës Sociale, Personave të Zhvendosur dhe Refugjatëve e Kantonit të Sarajevës, Enda Paviq Peqenkoviq është arrestuar të premten nga Njësia speciale e policisë.
Ajo është arrestuar në zyrën e saj.
Siç ka njoftuar Prokuroria e Kantonit të Sarajevës, ajo dyshohet për punësim të jashtëligjshëm dhe operacioni është vazhdimësi e fushatës “Zarfi” në të cilin së fundmi është arrestuar edhe ministrja e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë, Adna Mesihoviq
Prokuroria e akuzon atë se, së bashku me Adna Mesihoviq, me ndërmjetësimin e Ibrahim Obohodash, kanë favorizuar motrën e tij me qëllim që të mundësonin punësimin e saj në Ministrinë e Punës.