Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës bojkoton presidenten në “Darkën e Lamës”

18 tetor 2023 | 20:04

Në qendrën e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës “Enver Zymberi” në Mitrovicë, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sivjet është organizuar “Dita e Falënderimeve” apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës” ose “Darka e Bereqetit”. Por, njësitet elitare intervenuese policore (NJSI) kanë bojkotuar organizimin për shkak të pakënaqësive.

Njërën prej festave shtetërore që organizohet tradicionalisht nga insitucionet kosovare prej vitit 2002, sivjet e kanë bojkotuar pjesëtarët e njësiteve speciale intervenese, ndonëse presidentja Osmani e ka shtruar “Darkën e Lamës” pikërisht në kampin policor në formë mbështetje dhe solidariteti për punën e Policisë së Kosovës.

Burime të Albanian Post brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se arsyeja e bojkotit të organizimit të sivjetmë është bërë mbi shkakun themelor se autoritetet qendrore kanë dështuar në plotësimin e kërkesave të tyre, posaçërisht pas ngjarjeve në pjesën veriore të vendit të banuar kryesisht me serbë etnikë.

Duke ditur rëndësinë tradicionale dhe që ka kjo festë, përveç politikanëve vendorë, në këtë event zakonisht janë të ftuar edhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë dhe shumë bashkëpunëtorë institucionalë e miq ndërkombëtarë. Por një organizim që kishte për qëllim parësor nderimin e Policisë së Kosovës, nuk ka shkuar sipas planeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë…