Njësitë ushtarake të Bjellorusisë nuk janë të përfshira në operacionin në Ukrainë
“Njësitë tona ushtarake nuk janë të përfshira në këtë operacion (në Ukrainë)”, tha presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi se ushtria bjelloruse nuk merr pjesë në operacionin rus në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lukashenko zhvilloi një takim urgjent me zyrtarë ushtarakë në Pallatin e Pavarësisë.
Duke thënë se ai pa lajmet se kufiri shtetëror ukrainas u sulmua nga njësitë ushtarake ruse të mbështetura nga Bjellorusia në mëngjes, Lukashenko tha: “Njësitë tona ushtarake nuk janë të përfshira në këtë operacion (në Ukrainë)”.
– Propozimi për negociata Putin-Zelenskiy
Duke kujtuar se ai e kishte paralajmëruar Ukrainën më parë, Lukashenko tha se të dy palët duhet të kërkojnë mënyra për të parandaluar gjakderdhjen dhe luftën.
Lukashenko, i cili i sugjeroi Ukrainës dhe Rusisë që të zhvillojnë negociata në Minsk, tha: “Ne jemi sllavë, tre popuj sllavë. Le të ulemi dhe të përcaktojmë përgjithmonë të ardhmen e fatit tonë. Nëse do të isha (Presidenti i Ukrainës Vladimir) Zelensky, do ta pranoja këtë. (Presidenti rus Vladimir) Putin thotë: ‘Ne nuk jemi pushtues, ne nuk do të pushtojmë Ukrainën’. Çfarë ju duhet më shumë? Kjo është baza e negociatave”.