Njësiti ‘FAST Kosova’ arreston turkun e kërkuar nga Interpoli

19 mars 2025 | 17:00

Njësiti FAST Kosova, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë arrestuar një shtetas turk me iniciale E.S, i kërkuar nga Interpoli.

Sipas policisë, i arrestuari ishte kërkuar nga Interpoli me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për prostitucion.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buna Kusari shpall të pavlefshme diplomën e klasës së -X-,…