Njëvjetori i sulmit të Bajnskës, zëdhënësi i BE-së: Ata që janë përgjegjës të ndiqen penalisht

24 shtator 2024 | 11:41

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka reaguar në njëvjetorin e sulmit të Bajnskës, ku ka mbetur i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Ai ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekjen penale të shpejtë të përgjegjësve të sulmit terrorist në Banjskë.

Po ashtu, Stano ka ritheksuar nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Një vit pas sulmit në Bajnskë, BE përsërit thirrjet për ndjekjen e shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon angazhimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies. Është një kujtesë për nevojën e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë, dhe avancimin në normalizimin ne marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…