Njëzet e nëntë qytete dhe fshatra u përmbytën pas shkatërrimit të digës
07 qershor 2023
| 16:45
Dëmtimi i digës Kakhovka ka rezultuar në përmbytjen e 29 qyteteve dhe fshatrave përgjatë lumit Dnipro, tha ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko.
Klymenko, përmes një postimi në Telegram, thotë se 10 prej këtyre qendrave të popullsisë ishin në anën ukrainase të lumit, me nëntë të tjera përgjatë bregut të majtë të pushtuar nga Rusia, shkruan BBC.
Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të Ukrainës në Kherson, ka thënë se Ukraina ka evakuuar rreth 1700 njerëz nga zonat e përmbytura, që nga ora 13:00 me kohën lokale.