Njëzet persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi i një furre në Prishtinë
17 gusht 2024
| 09:50
Njëzet qytetarë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i një furre buke në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur të premtën, derisa pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka bëtë të ditur Policia e Kosovës.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se furra është mbyllur dhe rasti është duke u hetuar.
“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, njofton policia.