“Nji fashist i vocerr i pushtetit në studio të RTK!”

04 maj 2024 | 12:23

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Blerta Foniqi-Kabashi âsht njâna ndër gazetaret ma objektive dhe e besueshme që njoh.
E njoh qe kur ka nisë me shkru në gazetë, me 16-vjet!
Dimal Basha (depute i pushtetit) nuk di me shkru drejt as sot e kësaj dite!?

2.
Sulmet verbale p’ej rrugaçi ndaj saj paraqesin dhunë enocionale, intimidim dhe mendësi fashiste, që shqiptarët kosovarë e kanë përjetu jo fort moti!?
Heshtja mbytëse e politikanëve e sidomos e grave gazetare në RTK, dëshmon karakterin frikësues të regjimit!

3.
Drejtori i RTKsë Rilind Gërvalla (i përfshimë dhe vet në raportin e RSF si militant i partisë në pushtet) bâni mirë që u ngritë mi egon tue kriju nji distancë me pushtetin, por ai nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku âsht drejtor.
Përdorimi si mbulesë e balans i stisun i nji statusi të tij ma të hershëm lundër nji deputeti të opozitës për me e paketu reagimin e tij, shpërfaqte frikën e tij p’ej milicisë së moralit të partisë në pushtet!?

4.
Heshtja e Presidentes Vjosa Osmani dëshmon sy bote se ajo me burrin e saj kanë ndiku direkt që raportet e DASh, Freedom House dhe REPORTERS SANS FRONTIERES të jenë negative për Kosovën.
Ky pushtet, po e njollos shtetin në majat e të cilit âsht ngjitë, tue u sjellë papërgjegjshëm, pa Raison d’Etat, me mujshi e egërsi ndaj nji anmiku të fabrikuem, të brendshëm!?

P.S.
Kur shkrujta dje për tre goditje qe i mori Kosova në imazh, si pasojë e abuzimit të pushtetit, diturakë që besojnë në ndryshimin e realitetit përmes popullizmit dhe nacionalizmit ekstrem etnik, kërkojshin të studjoheshin indkatorët dhe të nxirreshin mësime të dobishme për shtetin!?
Lekcioni i parë: Ndaleni këtë mendësi fashiste të ndjekjes së anmikut të brendshëm.

Ai âsht në kokat e pushtetit, përjashtë nuk ekziston!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…