Njihuni me krijuesin e “WhatssApp”, njeriun që nuk kishte as kompjuter
Ai është gjeniu që shpiku aplikacionin më të përdorur në mbarë botën, “Whats-app”, por kush është Jan Koum.
Koum ka lindur në një fshat pranë Kievit dhe ishte fëmija i një muratori dhe i një shtëpiakeje. “Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte”, ka rrëfyer Koum.
“Imagjinoni pak dimrin në Ukrainë ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius. Mendoni një shoqëri ekstremisht e mbyllur, ju mund të keni lexuar për vendin tim, por të jetoje atje ishte tjetër gjë. Kompjuter nuk kisha, vetëm një numëruese”, ka shtuar ai.
Në shtetin komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë. Programi i mesazheve të shpejta, dërgimi i fotove dhe i të dhënave përmes internetit, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e “Yahoo”-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës.
Ai është në krye të listës së aplikacioneve me miliona përdorues në muaj dhe llogaritet që në ditë, të kalojnë më shume së 50 miliardë mesazhe.
Dikur i papunë, Jani kishte aplikuar për një vend në kompaninë “Facebook” por kërkesa i ishte refuzuar. Njeriu që kompjuterin e tij të parë e bleu kur ishte 19 vjeç, tanimë, tek “Facebook” është një drejtues dhe anëtar bordi./lexo.al/