Njihuni me fëmijët e Ibrahim Tatlises, pamje kur ata këndojnë edhe ai përlotet
Pas nëntë vitesh mungesë në skenë, në fund të janarit të vitit 2020, këngëtari më i njohur në Turqi, Ibrahim Tatlises, iu rikthye ekranit, shkruan Express Rozë.
Pas disa problemeve shëndetësore, ai u rikthye me emisionin e tij “IBO SHOW”, ku ftohen emra të njohur të muzikës. Por, në këtë emision ai ka pasur së fundi të ftuar edhe familjarë.
Bëhet fjalë për vajzën dhe djalin e tij, Dilan Tatlises dhe Ido Tatlises. Ata kanë përformuar në emisionin e babait të tij, performanca këto që e kanë emocionuar këngëtarin e njohur.
Sidomos ajo e vajzës, ku Ibrahimit i shihen sytë e mbushur me lot.
68 vjeçari ishte afër vdekjes në Mars të vitit 2011, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome. Në vitet në vijim, ai pati një proces të gjatë rehabilitimi në Gjermani si dhe iu nënshtrua disa operacioneve të trurit, të cilat u realizuan nga neurokirurgët amerikanë – ndër më të mirët në botë në Miami, Florida.