Njihuni me fiksimin e Rita Orës (Foto)
19 shtator 2019
| 16:04
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora është e fiksuar pas tatuazheve.
Ajo ka plot 25 të tilla, pothuajse në çdo pjesë të trupit.
Në anën e djathtë të shpinës, Rita ka të vizatuar një figurë nga Kopshti i Afroditës. Ndërsa në pjesët e tjera të trupit ka: trekëndësh, trëndafil, pëllumb, krahë ëngjëlli, spirancë, emrin e së motrës, shkronjën e parë të emrit të saj (R), etj.
Në njërin vesh ka edhe një fytyrë të vogël të qeshur, që e ka bërë pas ndarjes me DJ Calvin Harris.