Njihuni me klubin e futbollit më të shtrenjtë në botë
Manchester City është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua bazuar në raportin vjetor “The European Elite 2023 nga Football Benchmark”, I cili rendit 32 klubet europiane të futbollit me vlerën më të lartë.
Anglezët komandojnë këtë renditje speciale që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. Qytetarët kanë kaluar Real Madrid-in që deri vonë kryesonte klasifikimin.
Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45% të vlerës së përgjithshme.
Pak jashtë top 10 është Atletico Madrid i ndjekur nga Juventus – skuadra e parë italiane – me 1794 pikë (+12%). Interi është në vendin e 14-të me 1258 pikë (+26%). Milani i 15-ti me 1060 (+83%), Napoli me 706 zë vendin e 17-të (+46%). Atalanta, Roma dhe Lazio ndjekin përkatësisht në vendin e 23, 25 dhe 31.
Këtu janë 10 klubet kryesore (miliard euro):
1) Manchester City 4,073
2) Real Madrid 4,006
3) Manchester United 3,932
4) Liverpool 3,900
5) Bayern Munich 3,838
6) Barcelona 3,504
7) Chelsea 2,989
8) Paris Saint-Germain
9) Tottenham 2780
10) Arsenal 2301