Njihuni me mëngjesin e çuditshëm të Amal Clooney
Amal ka prioritet shëndetin e saj, duke qëndruar larg substancave dhe zakoneve jo të shëndetshme.
Në vend të kësaj, ajo i zgjedh vaktet e saj me kujdes, të cilat sigurojnë vitamina dhe elementë që forcojnë trupin.
Shefja italiane Viviana Frizzi, e cila shpesh merr përsipër vaktet e avokates së famshme, ka dhënë një intervistë, në të cilën ka treguar se një nga mëngjeset e preferuara të Amal janë alga deti (supë tajlandeze), avokado dhe vezë të ziera.
“Algat e detit kanë të gjitha lëndët ushqyese që na nevojiten, janë të pasura me jod, hekur, kalcium, kolagjen, aminoacide dhe fibra,”-thotë Karen Cummings-Palmer, një nutricioniste. Përveç vlerave të tyre ushqyese, algat kanë shumë përfitime bukurie. Ato përmirësojnë ngjyrën, strukturën dhe elasticitetin e lëkurës. Algat e detit janë të pasura me kolagjen që i jep lëkurës elasticitetin e saj dhe me vitaminë C që nxit prodhimin natyral të kolagjenit”,- konfirmon dietologia.