Njihuni me Miss Shqipëria 2019 (Foto)
07 korrik 2019
| 13:40
Mbrëmjen e së shtunës është shpallur Miss Shqipëria 2019. Kurorën e ka rrëmbyer Klea Bushi.
Konkursi është mbajtur në kalanë e Libohovës. Në konkursin e bukurisë kanë marrë pjesë shumë vajza, por ka triumfuar Klea.
Kurora i është dorëzuar Klea-s nga Miss Shqipëria 2018, Alba Bajrami.
Në një postim në llogarinë e vet në “Instagram”, Klea është shprehur e lumtur për fitoren.
“Jam me fat dhe krenare që do mbaj kurorën e vendit tim. Është një ëndërr e realizuar”, ka shkruar Klea.