Njihuni me pasionet me Miss Italia 2019
09 shtator 2019
| 10:59
Është 20 vjeçe, ka sy jeshilë, flokë gështenjë dhe një fizik të mrekullueshëm. Quhet Carolina Stramare dhe është shpallur më e bukura në edicionin e 80 të Miss Italia.
Ajo studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Sanremo, por është edhe modeluese.
Në konkursin e bukurisë ajo është paraqitur si Miss Lombardia. Ajo i adhuron kafshët dhe prej tetë vjetësh praktikon sportin e hipizmit.
Pasionet e saj janë moda dhe udhëtimet. Për fatin e keq të beqarëve, ajo është e fejuar!