Njihuni me shtetin ku pemët nuk rriten dot
Ishujt Faroe janë një shtet në mes të askundit, në Atlantikun e Veriut, të “bllokuar” midis Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Islandës, ose më mirë midis ujërave të vrullshëm që përplasen me brigjet e tij. Ajo që bie në sy në këtë vend të largët është mungesa thuajse totale e pemëve, një veçori që sigurisht ka një shpjegim shkencor.
Sipas Encyclopaedia Britannica, është një fenomen natyror i përcaktuar nga kushtet e Ishujve Faroe. Me fjalë të tjera, rrethanat mjedisore dhe klimatologjike nuk janë ideale për rritjen e pothuajse çdo lloji peme. Kjo vjen kryesisht për shkak të verës së ftohtë, erërave të forta perëndimore dhe stuhive të shpeshta që shkatërrojnë arkipelagun. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajri ushqehet me kripësinë e detit, gjë që kontribuon në vështirësinë e rritjes dhe mbijetesës së pemëve. Gjithsesi, në këtë shtet janë mbjellë disa pemë rezistente, por kjo është bërë në plantacione të mbrojtura.
Përveç pemëve, në Ishujt Faroe mungojnë edhe minjtë, gjë që e bën një vend të përshtatshëm për ata njerëz që i kanë fobi. Lajmi i keq është se meqenëse është një ishull, disa anije i transportojnë këta brejtës si “udhëtarë”.
Ishujt Faroe u kolonizuan nga vikingët norvegjezë rreth vitit 800 pas Krishtit, kjo është arsyeja pse shumë vendas janë pasardhës të atij populli. Gjithsesi, mendohet se edhe atëherë, panorama ka qenë e ngjashme me atë që është sot: ajo e ishujve pa pemë.