Njihuni me tetovarët që u nisën në Haxh me biçikletë (Foto)
Dy tetovarë Senad Idrizi dhe Amir Asllani, muaj më parë kanë marrë rrugë të gjatë për në Haxh, pasi ata kishin vendosur që atje të arrijnë vetëm duke udhëtuar me biçikleta.
Që të dy ishin përcjell nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre, për në rrugën në vendin e shenjtë.
Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra, dhe ata kanë marrë me vete mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen për në vendet e shenjta islame.
Kjo nuk është eksperienca e parë, ku më herët ata kanë udhëtuar me biçikleta edhe në Tiranë dhe Sarajevë.
Megjithatë të rinjve tetovarë të cilët ishin nisur për të realizuar pelegrinazhin në vendin e shenjtë Mekë, ishin detyruar të ndërprenë rrugëtimin për shkak të refuzimit të vizave nga Arabia Saudite.
Por kjo nuk ka zgjatur shumë pasi më vonë ata kanë pranuar vizat dhe kanë realizuar udhëtimin e tyre, por kësaj radhe jo me biçikletë, raportojnë mediat maqedonase.