Njihuni me nëntë ushtritë me disiplinën më të rreptë në botë
Zakonisht kujtojmë fjalën “disiplinë” kur flasim për ushtrinë ose forcat ushtarake të çdo vendi.
Orari i rreptë që ndjekin ata i bën të qëndrojnë larg nga çdo njeri i zakonshëm dhe kjo është arsyeja pse një vështrim i thjeshtë në to na jep një ndjenjë krenarie dhe patriotizmi.
Tani mund ta keni rastin të njiheni me nëntë ushtritë me disiplinën më të rreptë në botë.
1. Ushtria Elite e Afrikës së Jugut
Forcat elitë të Afrikës së Jugut janë një shembull tjetër i trajnimit të ashpër fizik dhe mendor. Në kampin e trajnimit, ka një proces të vështirë përzgjedhjeje. Aplikantëve nuk u jepet ushqim dhe nuk u lejohet të flenë. Vetëm ata që kanë vullnetin do të kalojnë përmes këtij procesi përzgjedhës. Dhe ky është vetëm fillimi. Të trajnuarit kryejnë marshimin e shkurreve, marrin ushqim çdo pesë ditë, dhe duhet të flenë vetëm në një pozicion. Përveç aktiviteteve të tjera të rregullta të trajnimit, atyre u kërkohet gjithashtu të kalojnë trajnimin e parashutës.
2. Ushtria ruse “Spetsnaz”
Ushtria ruse beson se atje ku ka luftë, sigurisht që ka dhimbje. Kështu, ata ushtrojnë ushtrinë e tyre për të duruar dhimbjen me sa më shumë lehtësi që është e mundur. Ushtarët thyejnë një pllakë të madhe betoni apo godasin gurë për të forcuar muskujt.
3. Ushtarët e Korpusit të Koresë së Veriut
Kur flasim për Korenë e Veriut, mund të vizatoni një imazh të vendit më të disiplinuar në botë. Me disiplinën më të madhe të ndjekur nga qytetarët, burrat e ushtrisë janë në nivel. Koreja e Veriut asnjëherë nuk ka deklaruar haptazi se kush janë Trupat e Stuhisë ose si punojnë ata. Bëhet ushtrimi i luftimi mes kundërshtarëve në të njëjtën kohë, ngjitja në një peme rreth 5 mijë herë dhe goditja në një thesi me rërë derisa duart të bëhen gjak dhe pastaj t’i fusin në kripë, janë disa nga stërvitjet që kjo ushtri bën çdo ditë.
4. MI6 i Britanisë
I njohur gjithashtu si Shërbimi Sekret i Inteligjencës i Britanisë (SIS), ata punojnë ngushtë me MI5. Ata kanë një agjent të ngjashëm me agjentin “Q”, i cili kujdeset për të gjitha pajisjet dhe armatimet e përfshira në çdo operacion. Sa i përket fjalës “disiplinë”, mund ta paramendoni mirë jetën e spiunit. Është sekret, është e vështirë dhe definitivisht është një punë shumë e disiplinuar.
5. Shejeti i Izraelit
Shayetet i Izraelit është një nga forcat më efikase ushtarake në botë. Ajo është gjithashtu më sekrete në forcën mbrojtëse të Izraelit. Ata bëjnë një trajnim 20 -mujor. Ky ushtrim i lodh shumë ushtarët pasi asnjë rregull nuk guxon te huqet.
Përveç armëve të zjarrit dhe trajnimit të armëve të rënda, atyre u mësohet arti kombëtar ushtarak i Izraelit: Krav Maga.
6. Ushtria indiane
Ushtria indiane është sinonim me fjalën “disiplinë”. Kadetët nuk mund të shmangin oraret më të vështira të trajnimit, të cilat janë hartuar shkencërisht për GC (Gentleman Cadets) për të zhvilluar atributet e tyre fizike dhe mendore. Trajnimi fizik përfshin stërvitjet, sportet, sidomos noti ka rregulla të vështira që konsiderohet një test i vështirë. Ushtria indiane mësohet të punojë si ekip gjatë gjithë kohës.
7. Marinsat amerikane
Vrasësit e Bin Ladenit, njihen për guximin dhe forcën e tyre. Pa marrë parasysh se sa transparente dhe publike është trajnimi i tyre. Fjala marinsa në vetvete qëndron për “Detin, Ajrin dhe Tokën”. Marinsat amerikanë hyjnë aty ku konsiderohet veprim i pamundshëm.
8. NAVSOG & CGSOG e Filipineve
Nëse keni menduar se është vetëm për disiplinën fizike, ju jeni gabuar. Grupi i Operacioneve Speciale Detare (NAVSOG) dhe Grupi i Operacioneve Speciale të Gardës Bregdetare (CGSOG), të cilët gjatë stërvitjes bëhen tapë. Nuk është vetëm aftësia fizike, por edhe vullneti mendor që duhet të provohet. Dhe në qoftë se ju mendoni se nuk bëjnë dot asgjë kur janë të dehur, këtu është regjimi i tyre në mëngjes: vrapim rreth 6 milje dhe notim 18 milje pa pushim.
9. Ushtria Çlirimtare e Popullit Kinez
Si forca më e madhe ushtarake në botë, forcat e armatosura të Kinës janë personeli më i disiplinuar dhe më i trajnuar. Objekti i stërvitjes ushtarake, baza Zhurihe, siguron kushte realiste të betejës për rekrutët për t’i ndihmuar ata të kryejnë trajnime në terren. Një nga trajnimet më të vështira që bën kjo ushtri është në dëborë dhe të zhveshur.