Njihuni me sozitë e kampionëve të Botërorit (Foto)
A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.
Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo.
S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur.
Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote. (TCh)
“DJ Luka” – E nisim me Luka Modriç, liderin e Kroacisë. Ai është një prej futbollistëve më të famshëm e më të vlerësuar të botës. Por, edhe sozia e tij është po aq i famshëm. Bëhet fjalë për DJ-in me famë ndërkombëtare, David Guetta.
“Vardy al Quadrato” – Sozia e Jamie Vardy është ngjitur sa në kronikat e medieve, edhe në autobusin e Leicester Cityt gjatë festimeve për fitimin e titullit në Premier League. Një ngjashmëri kaq e skajshme, saqë Lee Chapman, dikur i punësuar në zyrat postare, e la punën për të tentuar karrierën e…sozisë!
“I bukuri i Belgjikës” – Një ngjashmëri e pabesueshme është edhe ajo mes qendërmbrojtësit të Barcelonës, Thomas Vermaelen, dhe aktorit anglez Jude Laë, që gjithsesi ndryshon në varësi të pamjes së të dyve. Forma e fytyrës dhe prerja e syve janë thuajse identike. Ndoshta kjo është arsyeja përse belgu është një prej lojtarëve më të vlerësuar të kombëtares së tij.
“Ulje-ngritjet e Sampaolit” – Sigurisht nuk është momenti i duhur për të qeshur në lidhje me Jorge Sampaolin, por nëse dikush eka vënë re ngjashmërinë e tij me Andre Agassin edhe gjatë ndeshjes së djeshme me Kroacinë, kjo tregon se ata vërtet kanë ngjashmëri, sikur të ishin ndarë nga njëri-tjetri që në lindje. Ashtu si amerikani, edhe trajneri i Argjentinës duket se po mësohet me ulje-ngritjet.
“Mesuti i rimishëruar” – Sozi apo rimishërim? Më 14 gusht 1988 do të mbyllte sytë në moshën 90-vjeçare, Enzo Ferrari. Në tetor të atij viti, në Gjermani do të vinte në jetë Mesut Ozil. Të shohësh fotot e të dyve në krah të njëri-tjetrit të heq edhe dyshimin më të vogël për “trashëgimin” e tipareve. A të ketë lidhje vallë me udhëtimin që Enzo bëri në Gjermani në vitin 1987?
“Moses dhe dorezat e boksit” – Dy kampionë, edhe pse në disiplina të ndryshme. Të shohësh Victor Moses, yllin e Chelseat dhe të Nigerisë, e më tej Nicola Adams, dy herë kampion olimpik në boks (Londër 2012 dhe Rio 2016) nën flamurin e Britanisë së Madhe, ngjashmëria është po aq e afërt. Për më tepër, që të dy kanë ngritur trofe nën qiellin e kryeqytetit britanik, Londër.
“Komiku Marcelo” – E pabesueshme është edhe ngjashmëria mes Marcelos, anësorit të Brazilit e Realit të Madridit, dhe komikut Salvatore Ficarra, që tashmë është diçka e njohur edhe për vet lojtarin. Shpesh e pyesin nëse e njeh aktorin në fjalë, gjatë intervistave pas ndeshjeve për televizione të ndryshme. Efektivisht, që të dy mund të ishin fare mirë edhe…vëllezër!
“Sami K. In Da House” – Në një nga transformimet e shumta të tij, si të ishte një kameleon, aktori komik anglez, Sasha Baron Cohen është bërë si reperi Ali G. Veçanërisht në këtë rol, ngjashmëria e tij me mesfushorin e Juventusit dhe Gjermanisë, Sami Khedira, është e jashtëzakonshme. Këtij të fundit ndoshta i mungon vetëm një gjerdan i artë në qafë për t’u dukur si një reper perfekt, po kjo është gjë që zgjidhet.
“Gundogan në TV?” – Njëri luan Botërorin me fanellën e Gjermanisë, tjetri komenton në televizion. Nëse do i shihnim përkrah, do ta kishim thuajse të pamundur të kuptonim se kush bën njërën e kush tjetrën. Kjo, sepse duke parë ngjashmërinë mes gjermanit Gundogan dhe prezantuesit Nicola Savino, shumëkush mund të thotë sërish shprehjen “janë ndarë në inkubator”. Sigurisht, edhe Gundogan shpreson që Botërori i tij të zgjasë…aq sa do të zgjasin transmetimet e sozisë së tij.
“Gomez, Kthim në të ardhmen” – Nëse nuk do të ishte lindur ekzaktësisht në vitin kur doli edhe “Kthim në të ardhmen”, me siguri do të vinin baste se, për të interpretuar George McFly, babain e personazhit të bërë të famshëm nga Michael J. Fox, do të ishte pikërisht Mario Gomez dhe jo aktori amerikan Crispin Glover. Gjithsesi, askush nuk na e garanton se SuperMario (gjerman) nuk e ka marrë makinën e kohës e ta ketë bërë realisht.
“Giroud, kapelë e shpatë” – Elegancë e bukuri magnetike. Edhe pse mjekra që mban aktualisht e fsheh disi, Olivier Giroud, sulmuesi i Francës, ngjan së tepërmi me Errol Flynn, aktorin amerikan të famshëm për interpretimet e dhjetëra roleve aventureske, me kapelë e shpatë. Edhe sulmuesi transalpin duket se matet mirë para se të godasë, për këtë mjafton të pyesim portierët kundërshtarë.
“Aktori Piquè” – Fiziku e paraqitja për të bërë aktorin nuk i mungojnë aspak Gerard Pique, që me shikimin e tij “magnetik” ka fituar zemrat e tifozëve në të gjithë botën, por mbi të gjitha zemrën e Shakirës. Ndoshta mund ta bëjë shumë mirë rolin e “të vëllait” të Kim Rossi-Stuart, edhe ky i fundit i mësuar me qëndrimet para telekamerave teksa “fiton zemrat”.
“Fabianski dhe Friends” – Të gjithë e njohin aktorin Joey të serialit “Friends”, por çfarë bën ai në pankinën e Polonisë? Një pyetje humoristike, pasi portieri i dytë polak, Lukasz Fabianski ngjan së tepërmi me aktorin Matt LeBlanc, që interpreton në serialin aq shumë të ndjekur në mbarë botën nga telespektatorët e viteve ’90-ta.
“Madhëria Juaj, Kevin” – Fakti që Kevin de Bruyne bën pjesë tashmë në…aristokracinë e futbollit kontinental është i mirënjohur. Por, kjo ndoshta vjen edhe për shkak të ngjashmërisë së tij me Princin Harry të Anglisë, i sapomartuar dhe ndoshta në pritje të një fëmije… Ata të dy kanë më shumë sesa një pikë të përbashkët. Siç është, për shembull, të qenit individë besnikë të…Manchesterit.
“Karate Juan” – Juan Cuadrado është i famshëm për shpejtësinë dhe ftohtësinë që e karakterizon përpara portave kundërshtare. Dy të dhëna që të sjellin fryte edhe në artet marciale. Ndoshta, me përjashtim të gjatësisë, askush nuk do ta kishte vënë re ndryshimin nëse do të vendosnim lojtarin kolumbian në vend të Jayden Smith gjatë xhirimeve të “Djalit të Karatesë”.
“I pabesueshmi (Hulk) Diego” – Shtatlartësinë është e kotë t’ia mohojmë Diego Costas. Por, nëse do ta vendosnim foton e tij në krah të asaj të Lou Ferrignos, që ka interpretuar superheroin e gjelbër në një prej serialeve më të suksesshme televizive të viteve ’80, ngjashmëria bëhet edhe më habitëse. Ashtu si Hulku, edhe Diego Costa merr ngjyrë tjetër në fytyrë kur irritohet, aq sa fatkeqësisht për të mund ta detyrojë të lërë fushën e lojës për shkak të…kartonit të kuq.
“Il Corvo Matador” – Me karakteristikat e tij, Edinson Cavani do të ishte perfekt për në kinematografi. E nëse ndonjëherë ndonjëri do të mendonte ribërjen e filmit “Il Corvo”, të famshmin e viteve ’90 me protagonist Brandon Lee, ndoshta mund ta thërriste pa shumë shqetësim “Matadorin” e Uruguajit, pasi kështu do të gjente sozinë e duhur për aktorin amerikan.
“Giovani Dos Mars” – Nga Hauai deri në Meksikë, rrugëtimi nuk është shumë i gjatë, për sa kohë që nuk i vendos përballë njëri-tjetrit Bruno Marsin dhe Giovani dos Santosin. Meksikani i ngjan shumë, po shumë ama këngëtarit amerikan. Madje edhe ai, ashtu si Bruno, ka “bandën” e tij përreth, që e ndihmon në dhurimin e një spektakli më argëtues.
“Game of…Kuba” – Sean Bean është i famshëm sepse, përkundër vullnetit të tij, e gjen gjithmonë veten të interpretojë personazhe me një fund të hidhur. Shpresa për Kuba Blaszczykoëskin është që Botërori, nëse fitohet nga Polonia, të jetë më pak dramatik krahasuar me rolin e aktorit të “Game of Thrones”. Edhe pse, duke parë ndeshjen e parë, rruga drejt trofeut është një e përpjetë e fortë.
“Di Maria Milioneri” – Dy…milionerë me koston e njërit! Për më tepër, kontrata e Angel Di Marias me PSG-në e tejkalon shumëfish këtë shifër, të cilën e kërkon me ngulm ta fitojë personazhi i famshëm, i interpretuar nga aktori britanik, Dev Patel, në filmin e famshëm “Milioneri”. Këta të dy, veçse kanë të përbashkët “llogarinë bankare”, ngjajnë edhe shumë me njëri-tjetrin.