Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada gjermane

23 janar 2022 | 18:29

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë të ditur se sektori i vizave do të jetë i mbyllur ditën e hënë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, thuhet se më 24 janar nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik dhe se të gjithë aplikuesit për vizë do të njoftohen nga vetë zyra e ambasadës sapo të jepen takime të reja.

Njoftimi i plotë:

Sektori i vizave qëndron i mbyllur të hënën më 24.01.22. Nuk do të merren aplikime për vizë dhe nuk do të ketë shërbim telefonik. Lutemi në mirëkuptimin Tuaj. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen nga ana jonë sapo të jepen takime të reja./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka arritur të shmang humbjen nga Elche në…