
Njoftim i rëndësishëm nga ‘Termokos’-i
04 dhjetor 2019
| 22:49
Ndërmarrja “Termokos” njofton konsumatorët e lagjes “Ulpiana”, se sot në orët e pasdites është identifikuar një rrjedhje në gypin e ngrohjes në afërsi të shkollës “Hasan Prishtina”.
Si pasojë e kësaj rrjedhjeje ndërmarrja është detyruar që të ndërpresë furnizimin me ngrohje për banorët e kësaj lagjeje. Ndërkohë ekipet e “Termokos”-it kanë dalë në terren për të sanuar dëmtimin e gypit të ngrohjes.
“Termokos” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të lagjes “Ulpiana”, derisa të rikthehet furnizimin me ngrohje qendrore.