Njoftim i rëndësishëm nga ‘Trafiku Urban’

30 nëntor 2019 | 16:56

“Trafiku Urban” në Prishtinë ka njoftuar qytetarët e lagjes Kodra e Diellit se autobusët e linjës 4 devijojnë qarkullimin për shkak të punimeve në Rr. “Gazmend Zajmi” dhe Rr. “Armend Daci”.

Sipas këtij njoftimi autobusët e linjës nr. 4 do të devijojnë qarkullimin në të dy drejtimet. Qarkullimi do të realizohet përmes Rr. “Enver Maloku” për të vazhduar në Rrugën “B” deri sa të përfundojnë punimet e rrugëve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surinami është një vend i vogël në Amerikën Jugore dhe…