Njoftim i rëndësishëm për klubet e Superligës nga Federata e Futbollit
06 dhjetor 2019
| 15:10
Federata e Futbollit e Kosovës në bazë të programit të UEFA-së, “Club Competitions – Soldarity Scheme supporting club’s youth development” bënë thirrje për aplikim klubeve të Superligës në konkurrencën e meshkujve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e akademive të futbollit për të rinjtë.
Skema e grandeve do të përqendrohet në ato projekte, të cilat si pikësynim kanë zhvillimin e aktivitete të caktuara që përfshijnë aktivitetet e grupmoshave të reja. Klubet e Superligës për këtë gjë mund të shpërblehen deri në 43 mijë euro, pas vlerësimit të programeve nga UEFA. Afati i fundit për dorëzimin e programeve është 17 dhjetori 2019.