Njoftim i rëndësishëm për konsumatorë nga Ujësjellësi “Prishtina”

17 maj 2022 | 22:06

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për medie në orët e vona të së martës ka bërë të ditur se për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH “Ibër Lepenc”, janë të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj nga ora 22:00.

Nga furnizimi me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj nga ora 22:00 do të mbesin pa ujë Fushë-Kosova, dhe disa lagje të Prishtinës.

Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH “Ibër Lepenc”, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes, për konsumatorët e Fushë Kosovës, një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe po ashtu do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Ousmane Dembele? Ne kemi bërë një ofertë për një marrëveshje…