Njoftim me rëndësi nga Telekomi i Kosovës

29 shkurt 2024 | 19:38

TELEKOMI I KOSOVËS PO E KALON TRAFIKUN NË PAJISJET E REJA TË TELEFONISË MOBILE

Të nderuar konsumatorë,

Tashmë kemi hyrë në fazën e rëndësishme të kalimit të trafikut në sistemet e reja të telefonisë mobile, që nënkupton centralet, antenat dhe pajisjet e reja të transmetimit. Në parim, nuk presim pengesa, probleme të mëdha apo ndërprerje të gjata të trafikut gjatë këtij procesi.

Gjithsesi, nuk mund të përjashtohen ndërprerjet e herëpashershme, të pjesshme ose të shkurtra të trafikut, por ekipet tona dhe ato të partnerëve tanë, me të cilët po e implementojmë këtë projekt, janë në punë të pandërprerë derisa sistemet e reja të funksionalizohen plotësisht.

Ju njoftojmë se gjatë natës së kaluar kemi kryer punime të planifikuara më herët dhe kjo, për një kohë relativisht të shkurtër, ka afektuar shërbimet te një numër i konsumatorëve tanë në regjionin e Ferizajit, Gjilanit dhe një pjese të Mitrovicës, ku tashmë është instaluar teknologjia e re. Problemi u tejkalua për një kohë të shkurtër, falë njoftimit nga konsumatorët dhe ndërhyrjes së shpejtë e profesionale të stafit teknik.

Deri në përfundim të procesit, ju lutemi që çfarëdo problemi eventual në komunikimin e juaj, me zë apo data, ta paraqisni menjëherë në:

      Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë: 080010000;

      Në komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarët tanë në Mediat Sociale dhe uebfaqen tonë: www.kosovotelecom.com.

Kështu mundësoni një reagim sa më të shpejtë dhe një shërbim sa më të sigurt në të ardhmen e afërt, duke u bërë edhe ju pjesë e ndryshimit.

Vala është e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…