Njoftim me rëndësi nga Tyrbja e Babajt të Gjakovës
Përshkak të koronavirusit dhe vendimeve të qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mos ketë tubime dhe manifestime gjatë kësaj periudhe, organizatorët e kësaj Qylymeje në tyrben e Pulajve të Dervish Nezirit në Babaj të Bokës, kanë njoftuar besimtarët dhe vizitorët se nuk do të mbahet festimi me 6 maj 2020, (e mërkurë).
‘Epoka e re’ ka kontaktuar njërin nga përgjegjësit e organizimit të përvjetshëm, në tyrben e Dervish Nezirit, në Babaj të Bokës të Gjakovës, Rasim Sylën, dhe ai në emër të fshatit ka lutur qytetarët dhe njëkohësisht ka njoftuar besimtarët se nuk do të ketë organizim të Qylymesë me 6 maj, në këtë vend të shejtë, përshkak të situatës pandemike nëpër të cilën po kalon jo vetëm Kosova por e gjithë bota.
Siç dihet çdo vitë në këtë datë pra 6 maj, organizohet Qylymja e Tyrbës në këtë fshat ku marrim pjesë me mijëra qytetar të besimeve të ndryshme.