Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme

26 nëntor 2024 | 11:24

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një njoftim me rëndësi sa i përket subvencionit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministri Murati ka thënë se një numër i caktuar i aplikimeve që kanë pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.

“Njoftim me rëndësi për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme: Një numër i caktuar i aplikimeve që kemi pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht.

“Të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët tjerë të familjes, e kanë mundësinë që ta përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në ‘e-Kosova’. Për t’u marrë parasysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024.  Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar ‘Apliko’”,ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka lavdëruar akademinë e…