Njoftim nga Kina: Kemi marrë sinjale nga jashtëtokësorët

16 qershor 2022 | 08:52

Kina ka njoftuar se ka marrë mesazhe nga një qytetërim jashtëtokësor nëpërmjet teleskopit të saj prej 180 milionë dollarësh, i quajtur “Syri i qiellit”.

Revista e Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë raportoi se ky teleskop ka marrë sinjale elektromagnetike, që shkencëtarët mendojnë se mund të kenë ardhur nga alienët.

Por, postimi i revistës në rrjetet sociale u fshi disa minuta më vonë, sapo u bë viral në Weibo dhe u raportua madje edhe nga televizioni shtetëror kinez.

Deri më sot nuk është gjetur shenjë jete përtej planetit Tokë por, sipas NASA-s, kjo nuk do të thotë se nuk ka. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm disa shkolla…