Njoftim nga KRU “Prishtina”: Për shkak të një defekti në gypin kryesor, qytetarët e “Ulpianës” mbesin pa furnizim me ujë
KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë do mbesin konsumatorët e një pjese të lagjes “Ulpiana”, rruga “Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan.
Njoftimi i plotë i KRU “Prishtina”:
(Për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë do mbesin konsumatorët e një pjese të lagjes “Ulpiana”, rruga “Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet mbrapa Spitalit Amerikan.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes.
Furnizimi rikthehet pas sanimit të defektit.
Kërkojmë mirëkuptim, thuhet në njoftimin për medie nga Ujsjellësi “Prishtina”.