Njoftim nga policia: Protesta e paralajmëruar nga pjesëtarët e njësive elitare është pezulluar

07 nëntor 2023 | 09:33

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar.

“Pas takimit të drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00. Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, ka njoftuar Policia e Kosovës, andaj protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Mitrovicës është organizuar panairi i prodhimeve vendore…