Njoftim nga Universiteti “Kadri Zeka” për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022

13 korrik 2021 | 11:12

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është në proces të akreditimit dhe ri-akreditimit të programeve studimore.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk e ka përmbyllur procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit, prandaj, këtë vit do të shtyhet për pak kohë shpallja e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në UKZ. Në bazë të dinamikës së tashme punës së KSHC-së, konkursi mund të shpallet në muajt gusht/shtator 2021.

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, në cilësinë e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publikë të Kosovës tha se vonesa në ri-akreditimin e programeve studimore, e cila përcakton vonesat edhe në hapjen e konkursit për studentë të rinj për vitin akademik 2021/2022 do të ndikojë negativisht në gjithë procesin e fillimit të vitit të ri akademik, por Universiteti Kadri Zeka dhe universitetet e tjera publike do t’ia dalin ta menaxhojnë situatën, nëse KSHC e përfundon punën e vet në korrik 2021.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka këto programe studimi, disa të akredituara, disa në proces të ri-akreditimit e disa në akreditim:

  1. FAKULTETI I EDUKIMIT:
  2. Programi Fillor (BA), në proces të ri akreditimit,
  3. Programi Parashkollor (BA), në proces të riakreditimit,
  4. Programi Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe (MA), në proces të akreditimit,
  5. Programi Mësimdhënie dhe kurrikula (MA), në proces të akreditimit.
  6. FAKULTETI JURIDIK
  7. Programi Juridik i Përgjithshëm (BA), i akredituar deri më 2025,
  8. Programi Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike (MA), në proces të riakreditimit,
  9. Programi Juridik penal (MA), në proces të akreditimit.

III.                FAKULTETIT EKONOMIK

  1. Menaxhim dhe Ndërmarrësi (BA), i akredituar,
  2. Financë dhe Kontabilitete i Aplikuar (BA), në proces të riakreditimit,
  3. Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MA), në proces të akreditimit.
  4. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
  5. Programi Sistemet dhe Teknologjia e Kontrollit (BA), në proces të akreditimit,
  6. Programi Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (MA), në proces të akreditimit,
  7. Programi E-Qeverisja (MA) – program interdisiplinar me Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik, në proces të reakreditimit.
  8. FAKULTETI I SHKENCAVE APLIKATIVE
  9. Programi Matematikë arsimore (BA), akredituar deri në vitin 2022.

Për kohën e hapjes së konkursit, procedurat e aplikimit e deri në përmbylljen e gjithë procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022, kandidatët do të njoftohen me kohë përmes faqes zyrtare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan si dhe përmes mediave të tjera.

I ftojmë të interesuarit të përgatiten për provimin pranues-

të tjerat i organizojmë ne si është më së miri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit, ka thënë se…