Njoftim për banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth
02 dhjetor 2019
| 16:06
Komuna e Prizrenit ka njoftuar banorët e fshatit Gjonaj dhe zonave përreth se nga nesër (3 dhjetor 2019) për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjonaj, të gjitha shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone do të bëhen në fshatin Krajk te Ambulanta e Mjekësisë Familjare.
Ofrimi i shërbimeve mjekësore nga fshati Gjonaj në fshatin Krajk do të bëhet deri në përfundim të projektit për objektin e QMF-së në Gjonaj.
/Epoka e re/