Njoftim për kandidatët që kanë aplikuar për rekrutë të FSK-së
27 shkurt 2019
| 11:52
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë/OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 4 mars 2019.
Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 1 mars 2019.
Ministria e Mbrojtjes u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit.
/Epoka e re/