Njoftim për pensionistët dhe përfituesit tjerë të skemave sociale

18 mars 2020 | 15:12

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka bërë me dije se  thesari ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale me qëllim të shmangies së radhëve apo grumbullimit para bankave komerciale,  në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Me këtë rast, kjo ministri ka lutur përfituesit që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime shtesë:

-Të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.

-Tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

-Të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtesë (jo tërheqje të parasë së gatshme) ose

-Të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetër gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për të ju përgjigjur secilit qytetar që do të bëjë  tërheqjen e mjeteve financiare.

“Ndërsa për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt, pra më datë 24 mars. Gjithashtu, ju njoftojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, dhe se mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta”, ka njoftuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…