NJOFTIM PUBLIK-Shoqëria „LURN“ SH.P.K.

13 shkurt 2025 | 11:09

Adresa: rr.Ibrahim Krasniqi Prishtinë [email protected]   Nr tel: 045510011&46 143401&45 690 141

 Prishtinë, 13.02.2025                                               

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „LURN“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 810084062 me adresë: Rr. „Ibrahim Krasniqi“ nr. 10, Komuna e Prishtinës Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 13.01.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 483.12 kW ZK Shajkoc, Komuna e Podujevës, Republika e Kosovës.

Shoqëria „LURN“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 483.12 kW ZK Shajkoc, Komuna e Podujevës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.3861-2/23 dt. 23.10.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Njoftimi nr. 07-350/02-0032027/23 dt. 10.05.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Vendimi për Kushte Ndërtimore Nr. 07-0350/04-0085583/23 dt. 12.02.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: Nr. 07-351/02-0044941/24 të datës 29.11.2024 për “Ndërtimin e Parkut të Energjisë Solare Fotovoltaike me kapacitet prej 483.12 kW, ZK Shajkoc, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 19358 dt.20.10.2024 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Deklarimet financiare;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: [email protected] dhe [email protected]

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Albanologjik ka botuar librin shkencor të Meliza Krasniqit, “Shkrimtaret…