Njoftimi i fundit për shikuesit e ndeshjes Kosova – Azerbajxhani
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që janë pajisur me biletën online të ndeshjes Kosova – Azerbajxhani, se janë të obliguar që t’ printojnë-shtypin biletat.
“Emri dhe mbiemri në biletë duhet të përputhet me të dhënat personale në letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër identifikimi (me fotografi) nga personi që hyn në stadium. Çdo mbajtës i biletës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi. Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare kërkohet prania e prindit apo kujdestarit përkatës, i cili duhet të jetë mbi moshën 18-vjeçe”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Gjatë hyrjes në stadium stafi përgjegjës për siguri mund të kërkojë nga shikuesit që të tregojnë një dokument identifikimi me qëllim të validitetit të biletës. Nëse bileta është e dëmtuar hyrja në stadium nuk është e mundur.
“Kini kujdes, mos e shpërndani biletën me barkod të dukshëm sepse rrezikoni që bileta juaj të përdoret nga persona të tjerë dhe më këtë rast hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur. Me biletë hyrja në stadium i lejohet vetëm mbajtësit të saj dhe për një hyrje të vetme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Federatës së Futbollit.
/Epoka e re/