Njoftimi i vdekjes me gishtin e mesit i gjyshes Irmë hap debat

27 gusht 2020 | 08:35

Fotoja e vënë në letërnjoftimin e vdekjes së një 84-vjeçareje në Sapadarolo, provincë e Riminit të Italisë, ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në komunitet, por edhe në rrjete sociale.

Irma Filomena Nanni ndërroi jetë më 18 gusht, por askujt nuk ia merrte mendja se të afërmit do të zgjidhnin një foto ku ajo ka treguar gishtin e mesit për ta vënë në shpalljen e vdekjes.

Imazhi u bë publik në llogarinë “I Matti di Rimini” në Facebook, duke marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Në fotografinë e zgjedhur nga familja e saj e ndjera është duke buzëqeshur me gishtin e mesit të ngritur. Sipas familjarëve të saj, të intervistuar nga media lokale, fotoja “pasqyron në mënyrë të përsosur shpirtin e nënës dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë e pavarur, origjinale dhe me një mendje të hapur”.

Në “Facebook” ka shumë komente që lavdërojnë dhe simpatizojnë gjestin, por nuk mungojnë as kritikat.

Disa përdorues sulmuan vajzat dhe mbesat e zonjës Irma, të cilët u përgjigjën se “ne zgjodhëm atë foto sepse nëna Irma ishte e tillë, asaj nuk i interesonin mendimet e njerëzve të tjerë. Ajo ishte padyshim një grua e shkëlqyer, e lindur në periudhën e gabuar”.

Hiri i zonjës Irma pushon në varrezat e Santa Maria në Cerreto, ku edhe aty duket se nuk do të ndalohet së foluri për të pasi anëtarët e familjes kanë bërë të ditur që e njëjta fotografi do të vendoset edhe në gurin e varrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenton Tarrant, i vetëdeklaruar supremacist i bardhë, që akuzohej për…