Njoftimi për një tubim të serbëve, KFOR-i shton praninë në qendër të Leposaviqit

19 qershor 2023 | 11:20

Rreth orës 12:00 është njoftuar për një tubim të ri nga protestuesit serbë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve kohëve të fundit të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve – Nemanja Vllashkoviq dhe Dalibor Spasiq.

Gjithashtu një tjetër serb i dyshuar për sulmin ndaj kameramanit të RTK-së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediet serbe atje, KFOR-i ka shtuar praninë në qendrën e qytetit në Leposaviq ndërsa kanë shkruar se është vërejtur një numër më i theksuar i trupave letoneze, kurse para objektit komunal ku po qëndron tashmë tri javë pa dalë nga atje, kryetari Lulzim Hetemi, janë të vendosur trupat amerikane dhe hungareze të KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alfred Dibrani, një sipërmarrës nga Kosova ka marrë përsipër që…