Njofton Zelenskiy: Rusia po bombardon zonat e banuara
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të dielën se Rusia po bombardon zonat e banuara në Ukrainë, raporton AFP, por paralajmëroi “ne do të luftojmë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin”.
“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale, përsëri të shtëna, përsëri bombardime të zonave të banuara, infrastrukturës civile”, ka thënë Zelenskiy.
“Sot nuk ka asnjë gjë në vend që pushtuesit të mos e konsiderojnë si objektiv të pranueshëm. Ata luftojnë kundër të gjithëve. Ata luftojnë kundër të gjitha gjallesave, kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”, përcjell Klankosova.tv
Ai tha se forcat ruse “po gjuanin raketa në të gjitha rrethet e qytetit në të cilat nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake”.
“Vasylkiv, Kiev, Chernigiv, Sumy, Kharkiv dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë po jetojnë në kushte që u përjetuan për herë të fundit në tokat tona gjatë Luftës së Dytë Botërore”.