Njoftuan për grantet e familjes së Fitore Pacollit, Faton Peci bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK-së dhe i quan “grup kriminal”

22 nëntor 2024 | 21:06

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të rinisë së LDK-së, Paris Guri, si edhe ndaj zyrtarët të tjerë të kësaj partie.

Kallëzimi penal i Pecit erdhi pasi që Abdixhiku dhe Guri kishin njoftuar për grantet e Ministrisë së Bujqësisë që janë dhënë familjarëve të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Madje në kallëzimin e tij penal, Peci i ka quajtur “grup kriminal” Abdixhiku, Gurin dhe zyrtarët e tjerë të LDK-së.

Postimi i plotë:

Me prova materiale e dëshmitarë!

Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve!

Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!

Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!

Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gruas së NISMA Socialdemokrate, Besartë Kryeziu-Ramaj, në prag…