Njoh njerëz që janë liruar nga karantina në konvikte

05 maj 2020 | 10:20

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-ja), Time Kadrijaj, në televizionin T7 e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrin Arben Vitia se po diskriminojnë qytetarët të cilët po kthehen në Kosovë. Sipas saj, të riatdhesuarit nuk po trajtohen barabartë, pasi jo të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë në Qendrën e Studentëve.

Kadrijaj thotë se njeh personalisht njerëz që nuk kanë probleme shëndetësore, por që janë liruar nga karantimi, me arsyetimin se kanë probleme shëndetësore. “Unë njoh disa prej tyre personalisht, me emra dhe mbiemra, e di ku jetojnë. Janë njerëz që punojnë në institucione kredibile të Kosovës dhe janë dalë me atë diagnozë”, ka thënë ajo në “Pressing”.

Kadrijaj ka thënë se keqmenaxhimi i kësaj qendre karantimi solli edhe te rasti tragjik i humbjes së jetës së një të riu, duke e lënë një të sëmurë të dalë nga karantina e një tjetër jo. Ajo ka sqaruar se lista e publikuar prej saj, 1 ditë para vetëvrasjes së 26-vjeçarit nga Gjilani, nuk është raport shëndetësor. “Lista e publikuar është e qytetarëve, jo e pacientëve. Kam dashur që qytetarëve t’u kthehen trajtimi i dinjitetshëm dhe barabartë”, ka thënë Kadrijaj.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Hykmete Bajrami,…