Njohësi i arsimit: Testimi i mësimdhënësve është bërë sa për t’u hedhur hi syve të publikut

13 janar 2025 | 08:10

Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar mbi procesin e licencës së avancuar për mësimdhënësit, duke theksuar se ky lloj testimi ka qenë i paraparë që të mbahet për një kohë të gjatë, por Ministria e Arsimit nuk e ka organizuar atë në kohë, duke gjetur arsye dhe shkaqe të ndryshme.

“Ky lloj testimi faktikisht ka qenë i paraparë të mbahet qe një kohë të gjatë , Ministria e Arsimit nuk e patën organizuar duke gjetur arsye e shkaqe”, deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, tashmë, para zgjedhjeve, është bërë një improvizim për të realizuar këtë test, që sipas tij ka qenë i shpejtë dhe pa një përgatitje të duhur. Ai ka shtuar se ky test u bë më shumë për të mos dalur keq para  opinionit publik , duke theksuar se nuk ishte e qartë se çfarë pritej nga mësimdhënësit dhe se çfarë duhej bërë.

“Para zgjedhjeve ke një lloj improvizimi që e bënë atë test që të mos dalin keq në sy të opinionit ishte një test i shpejtë sa për t’u hedhur hi syve të publikut sepse nuk është çfarë është pritur dhe çfarë duhet bërë’’, tha Osmani për FrontOnline.

“Normal që ky test ndikon edhe në performancë të mësimdhënësve por edhe ë ngritjen e cilësisë të arsimit për këtë arsye nuk është dashur të anashkalohet”, përfundoi Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini tha të premten se mirëpriti gatishmërinë e presidentit të…