Njohësi i çështjeve të emergjencave: Qytetarët të informohen për vërshime të mundshme

12 qershor 2023 | 11:29

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se qytetarët duhet të informohen për mundësinë e vërshimeve në vend, pas reshjeve të pandalshme të shiut.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë duhet t’i ngritin kapacitet e tyre.

“Gjatë periudhës së fundit në vendin tonë, kemi të reshura thuajse të përditshme. Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për ditët në vijim, mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit. Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familjare e biznesore. Qytetarët duhet të jenë të informuar për mundësinë e këtyre vërshimeve, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe sadopak të mundohen të minimizojnë dëmet e mundshme, ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë duhet t’i ngritin kapacitet e tyre, për t’u dal në ndihmë qytetarëve, në rast të përmbytjeve të mundshme”, ka theksuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…