Njohësi i çështjeve të sigurisë: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

17 mars 2020 | 17:16

Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Shpallja e emergjencës për shëndetin publik nuk mjafton. Është evidente se virusi po përhapet dhe po zgjerohet në territorin e Kosovës. Koordinimi më i mirë ndërinstitucional është më së i nevojshëm në këtë fazë. Shtete shumë më të zhvilluara se ne, dhe me resurse e kapacitete mjekësore shumë më të avancuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Përsonalisht mendoj se ne veq jemi vonuar në këtë aspekt”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Forca e…