Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi thotë se pushteti po manipulon me grafikone
Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj grafikonit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili paraqet rritjen e të hyrave nga dogana gjatë vitit 2022-2023.
Ai ka kritikuar partinë në pushtet se po bën propagandë me këtë çështje.
Muharremi ka shkruar në “Facebook” se në grfikonin e saj LV-ja rritjen e të hyrave për 71 milionë po e paraqet si me qenë rritja 70 për qind.
Ai ka nxjerr grafikonin real, ku shihet se dallimi nga viti paraprak nuk është i madh.
“Jemi lodhur me propagandë. Vetëm shikojeni grafikonin e manipuluar të pushtetit. Dmth ka rritje të të hyrave për 71 milionë nga viti 2022 por pushteti e paraqet me grafikon rritjen si me qenë 70 për qind. E mora mundin me e paraqitë grafikonin real si duket me shifra të njëjta sa me pa dallimin edhe nga Hëna nëse dëshironi. S’ka nevojë me manipuluar, vetëm bëjeni punën”, ka shkruar Muharremi.