Shtyrja e mundshme e zgjedhjeve duhet të bëhet pas konsultimit me subjektet politike
Njohësi i proceseve politike, Ilir Ibrahimi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për idenë që është shfaqur së fundi për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Ibrahimi ka theksuar se nëse presidentja sipas ligjit dhe kushtetutës shpall zgjedhjet pas konsultimit me subjektet politike, atëherë edhe shtyrja e mundshme e tyre duhet të bëhet me të njejtën procedurë, pra pas konsultimit me subjektet politike.
“Nëse presidentja e merr një vendim të tillë me kërkesën dhe vullnetin e vetëm një subjekti politik, pa konsensus të subjekteve tjera, rrezikon seriozisht jo vetëm demokracinë në vend por edhe shkeljen e kushtetutës”.
“Do të ishte e dhimbshme të shohim edhe një president të largohet nga detyra për shkelje të kushtetutës”, ka shkruar Ibrahimi.