Njohësit e sigurisë: Ushtria të bëhet përmes ligjit
19 maj 2018
| 07:49
Njohësit e sigurisë, Ramadan Qehaja dhe Kadri Kastrati, kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova nuk duhet të vonohet në transformimin e FSK-së në ushtri.
Sipas tyre, Kosova nuk mund të presë nëpafundësi që Lista Serbe ta ndryshojë qëndrimin sa i përket formimit të ushtrisë.
Qehaja dhe Kastrati kanë thënë se meqë Lista Serbe heziton t’i votojë ndryshimet kushtetuese, atëherë duhet të shkohet me planin ‘B’, që ushtria e Kosovës të formohet përmes ligjit, por duke ia shpjeguar arsyen për këtë iniciativë faktorit ndërkombëtar dhe miqve amerikanë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)