Njohja e patentshoferëve nga Gjermania, Osmani: Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë

11 shkurt 2022 | 13:38

Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentshoferëve në Kosovë.

Me ketë rast, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani.

“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje. Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kamotshme”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Presidentja Osmani ka theksuar se ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale.

“Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e dytë brenda 24 orëve për Golden State, që…