Njohja e patentshoferëve të Kosovës, vjen reagimi i ambasadorit gjerman në Kosovë

11 shkurt 2022 | 16:17

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode është shprehur i lumtur pasi Këshilli Federal në Gjermani votoi për njohjen e patentshoferëve të Kosovës.

Rhode ka shkruar ky është hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë.

“I lumtur të ndaj lajmin e mirë pas votimit të sotëm në Bundesrat. Patent shoferët nga Kosova dhe Shqipëria tani njihen në Gjermani. Një hap tjetër në marrëdhëniet Gjermani-Kosovë”, ka shkruar Rhode në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentshoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së ka pyetur se si do të faturohen…