Njohja reciproke, qëllimi i dialogut me Serbinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se njohja si dy shtete të pavarura dhe sovrane, si dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, NATO e BE, janë qëllimet e Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Në Mitrovicë, për te diskutuar për fazën finale të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i raporteve mes dy vendeve është synim i të gjithëve. Njohja reciproke si dy shtete të pavarura dhe sovrane, si dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, NATO e BE, janë qëllimet tona në Dialog. Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës. Kushdo qe inskenon e ndjell frikë, nuk beson në Kosovën dhe nuk punon në zhvillimin e saj. Mitrovica dhe çdo cep i Kosovës do të zhvillohet me vepra e projekte të mëdha, e jo me fjalë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/